Berisha: Rama më arr*stoi për të frikësuar zgjedhësit kundër
Sali Berisha u tha mbështetësve të tij në protestën e 12 radhazi poshtë banesës, se nuk ka shqiptar që e voton Edi Ramën. “Ai përdori armën që kanë përdorur diktatorët në të gjitha kohërat, ai përdori armën që etërit e tij e përdorën mbi shqiptarët, ai përdori armën e fiksimit të qytetarëve”.
Berisha u tha mbështetësve se Edi Rama e di që ai nuk friksohet nga arresti shtëpiak, por këtë vendim ai e mori se donte të friksonte 600 mijë shqiptarët që votuan kundër tij në zgjedhjet e 14 Majit.
“Mori vulën, siglën, hoqi emrin e kryetarit tuaj nga lista e votimit, dha zero financime, përdori bandat, qindra milionë para të buxhetit, vetëm e vetëm për të zhdukur opozitën”. Berisha e akuzoi kryeministrin Rama se ka grabitur fondet publike dhe pasuritë e shqiptarëve.