Berisha: Rama meriton 4 dënime me nga 35 vite burg

Ish-kryeministri Sali Berisha, teksa ka komentuar situatën aktuale të politikës, thotë se kryeministri Edi Rama kërkon mandatin e tretë për ti shpëtuar burgut. Sipas tij, Rama meriton të paktën 4 dënime me nga 35 vite burg.

”Rama ka nevojë për mandatin e tretë siç ka nevojë zogu për ajrin. Ai e di që dorëzimi i pushtetit është si hapja e dyerve të burgut për të. Rama, me krimet monstruoze që ka kryer, meriton të paktën 4 dënime me nga 35 vite burg dhe këto nuk janë imagjinatë, por dosje të tmerrshme konkrete që rëndojnë mbi të dhe llogaritë e fshehta që ka”,-tha Berisha në ”A2cnn”.

Nga ana tjetër, ai theksoi se PD dhe opozita kanë rritje reale në sondazhet e deritanishme sa i takon zgjedhjeve të 25 prillit. ”PD ka një shtim real në të gjitha sondazhet. Qoftë PD, qoftë opozita, shkojnë deri në 52%. Shtimi i besueshmërisë është dëshmi e rritjes së besimit të PD dhe jo e rënies së pikëve të PS, pasi ky është një realitet. Si i mbytur që është, Rama nuk mund të imagjinojë se do të dorëzojë mandatin dhe se do të shkojë atje ku e ka vendin. Unë nuk jam i çuditur, nga mëngjesi deri në darkë, të përmend mandatin e tretë, të cilin do ta shohë vetëm atëherë kur të shohë veshin pa pasqyrë”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?