Berisha: Rama një i sëmurë psiqik, e kanë zënë sarajet e Surrelit poshtë

I ftuar në Ora News, ish-kryeministri Sali Berisha, ka komentuar shown e radhës së kryeministrit i cili shfaqet sërish lakuriq pra shqiptarëve. Për ish-kreun e qeverisë, Rama është një i sëmurë psiqik.

Ndërsa shtoi se sot halli më i madh i Edi Ramës janë sarajet e Surrelit, pasi ai nuk di ku t’i fshehë paratë.

“Ai është një i sëmurë psikik që nuk përmbahet dot. E ka kapur një problem i madh, që janë sarajet e Surrelit. Tani nuk di ku të shkojë,  pasi tha se unë kam bërë para në emigracion. Ndërkohë madem Basha thotë se janë paratë e ‘Kurbanit’ aty. Tani që sarajet po peshojnë rëndë në qafën e tij ky nuk di ku të futet. Sot del që ‘ABI Bank’ i coka paratë në offshore. Do dalin të dhëna që tregojnë se këta janë  përfshirë në afera të tmerrshme”, deklaroi Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deputeti demokrat deklaroi se studentët nuk janë gjenerata e kokave të turkut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot ka një përpjekje për të ngushtuar liritë. Studentët janë në rrugë, sepse liria akademike është asgjesuar. Ky revolucion është një revolucion social dhe i tillë po dëshmohet. Ai filloi për një gjobë. Në këtë kontekst unë e ndjek me simpati këtë lëvizje të mençuar, qytetare. Këta janë një gjeneratë shumë interesante. Këta rrëzuan qeverinë faktikisht. Por për këta, ky nuk ishte një akt madhor. Në shqiptarët pëlqejmë kokat e turkut, por gjeneratat e tyre nuk e kanë këtë”– tha Berisha.

Ai tregoi se gjatë kohës që ishte kryeministër ka refuzuar të miratojë ligjin për Arsimin e Lartë, pasi binte ndesh me Universitet Publike dhe dëmtonte ekonomikisht xhepat e shqiptarëve.

Më tej ish-kreu i qeverisë tregoi se valixhet me para bënë që Rama të miratojë ligjin për arsimin e lartë i cili grabit shqiptarët.

“Unë mendoj se ky revolucion është një revolucion social. Ai filloi për një gjobë ekstra që qeveria vendosi për ta për provimet e prapambetura, tani kemi ardhur në një pikë kua ata kërkojnë anulimin e ligjit për Arsimin e lartë. Këta rrëzuan qeverinë faktikisht. Sot studentët janë shumë inteligjentë. Kur unë isha-kryeministër nuk e miratova ligjin për arsimin, por në 2013-n sapo Rilindja erdhi në pushtet në zyrën e Ramës mbërritën valixhet me para nga Universitet private. Unë i doja Universitete private por nuk mund ti barazoj ato me Universitet publike”, deklaroi Berisha.

Berisha foli për 28 vjetorin e RD-së si dhe luftën që Rama po bën kundër fjalës së lirë. Ai ju ka bërë apel gazetarëve që të ndjekin shembullin e studentëve pasi pas tyre, goditja e radhës e Ramës do të jetë ndaj fjalës së lirë.

“Përvjetori i Rilindjes Demokratike koinçidoi me dhjetorin e dytë të studentëve. E cila sot nisi për të mos u ndalur më. Ka një agresion të qeverisë ndaj fjalës së lirë, dhe konkretisht të Edi Ramës, një agresion familjar. Nuk më hiqet nga mendja fjala e zonjës së tij e cila ju ankohej gazetarëve se pse ankoheshin kundër Edit dhe sot Edi po bën të pamundurën për tu mbyllur gojën gazetarët. Unë ftoj të gjithë gazetarët e Shqipërisë të ndjekin të njëjtin shembull si studentët, pasi viktima e dytë në këtë vend do të jetë fjala e lirë”– tha ai.

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/2282191702057079/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?