Berisha: Rama njeh vetëm kodin e mafias. Do ta çojmë pas hekurave
Nga protesta e madhe para Kryeministrisë, Sali Berisha tha ndër të tjera se shqiptarët janë populli më i vjedhur në botë e fajtor është kryeministri Edi Rama.
“Mediat e Europës kanë shkruar se shqiptarët ikin nga varfëria, kjo është vetëm aparenca. Shqiptarët janë të varfër, por ata janë njerëzit më të vjedhur të Europës dhe planetit. Asnjë komb nuk ka si në Shqipëri, njerëz të vjedhur deri në palcë nga qeveritar që nuk kanë më ligje, as Kushtetuta, kanë vendin kodin e mafias, kodin e vjedhjes.
Miqtë e mi, ne jemi sot në fillim të betejës tonë të madhe, Edi Ramën e keni konstatuar të gjithë që është shndërruar në një ordiner, ka një gjuhë perverse, të turpshme.
Në Parlament flet dhe bën të skuqen me fjalorin e tij çdo fëmijë, nënë, vajzë kudo që është, për atë gjuhë të jesh i sigurt se mund të përgjigjemi në të gjitha mënyrat që ti e meriton, por po të them këtu vendimi është marrë, atje do vijë gjykatësi sovran, priti aty se i kanë dy fjalë me ty”, tha Berisha.