Berisha: Rama nuk shkonte dot në Shkodër, doli në Sukth ku nuk kishte përmbytje

Kryetari i PD-së, Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Rama se po bën gjithçka për të mos dëmshpërblyer banorët e përmbytur në zonat veriore të vendit.

Njeriu që i përmbyti ka dy ditë që gënjen në mënyrë të turpshme shqiptarët. Në vend që të shkarkojë të gjithë zinxhirin e përgjegjësve, nuk di çfarë flet. Nuk shkoi dot në Shkodër, shkoi deri në Obot dhe u kthye siç shkoi. Bën gjithçka të mos i dëmshpërblejë. Nuk shkonte në Shkodër, shkonte në Sukth për të justifikuar Sakon dhe ballon e saj. Në kulmin e përmbytjeve Sako kishte organizuar ballo për kryeministrin te Kodra e Kuajve. E përgëzoj qytetarin që i tha “ne s’kemi përmbytje, shko në Shkodër”. Përfundoi në spital ai, ky i bërtiste qytetarit “burg, burg”. Ky amendament është shumë i rëndësishëm. Të krijohet fondi i rezervë sepse ligji shqiptar thotë “ai që përmbyt, ai paguan”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?