Berisha: Rama paguan 10 mijë euro një drekë. Ministrja e tij porosit biftekun 1 mijë euro
Kryetari i PD, Sali Berisha, nga një takim me strukturat në Tepelenë, ka argumentuar se kryeministri Edi Rama po i vjedh shqiptarët dhe mendon për pasurimin e tij, bashkë me ministrat e tij, duke sjellë si shembull darkat dhe drekat në restorante që kapin shifrat e 10 mijë eurove.
“Këta qeveritarëvjedhin. Do ju them një gjë këtu: nga jeta juaj, ai hajduti që futet në një shtëpi për të vjedhur, ai urren viktimën e tij. E justifikon vjedhjen me urrejtjen ndaj viktimës.
Të tillë janë këta, ju vjedhin ju dhe ju urrejnë ju. Kjo urrejtje bën që Edi Rama të ulet në drekë sikur të ishte i biri i Sulltanit të Arabisë Saudite.
A mundet që kryeministri i Shqipërisë të drekojë 10 mijë euro në një drekë? A mundet ministrja e tij të porosisë biftekun 1 mijë euro? A mendoni se këta kanë ndjenja për shqiptarët? A mendoni se mendojnë për ju dhe fëmijët tuaj?
Rama porosit vazo druri për oborrin e kryeministrisë prej 4.2 milionë euro. A nuk është kjo një praktikë për varfërimin tuaj?
Nuk di kryeministër në Europë, por as në botë, që të blejë një instilacion druri 4.2 milionë euro për oborrin e zyrave të tij. E bën se ai nuk mendon për ju, nuk mendon për pensionistët, nuk mendon për ata që nuk mbyllin tre vaktet, për të rinjtë që nuk gjejnë punë dhe po ikin e ikin”, tha Berisha.