Berisha: Rama prodhon lajme të rreme për koronavirusin, e vërteta është …
Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar mesditën e sotme se Edi Rama po prodhon lajme të rreme, sikur gjoja ka rënë numri i rasteve me koronavirus në vend.
Sipas ish-kryeministri në fakt është ulur numri i testimeve gjë që ka sjellë dhe një ulje të rasteve të reja, por nga analiza e bërë, në fakt ka pasur një rritje të numrit të rasteve në vend.
Deklarata e plotë e ish-kryeministrit Sali Berisha:
Thirrje mediave!
Miq, këto ditët e fundit disa media serioze kane rënë viktimë e lajmeve të rreme të fabrikuara nga shpiftorja e Edvin Gënjeshtrës dhe të transmetuara ditë e natë nga mediat e lakejve të tij Arben dhe Karlo Malavita, Ymer Çorapja e Tualeti i Kol Ballës për situatën e Pandemisë.
Prej një jave mediat qarkullojnë lajmet të rreme të shpiftores Rama, sipas të cilës ka rënë numri i rasteve ditore të infektuara me covid19 në Shqipëri.
Cila është e vërteta. Numri i rasteve me covid 19 në të vërtetë nuk ka rënë, por është rritur.
Por kryeepidemiologu tutkun dhe injorant ka urdhëruar ish-kunatën të përgjysmojë numrin e testimeve.
Kështu testimet janë përgjysmuar nga 2400 testime në ditë që zbulonin mesatarisht 800 raste të infektuara në covid, jane ulur në 1200 testime në dite dhe zbulojnë rreth 500 raste në ditë.
Qindra e qindra raste të tjera nuk zbulohen me qëllim. Kjo politike kriminale shumëfishon përhapjen e pandemisë dhe ul masat mbrojtëse të qytetareve ndaj covid19.
Duke dënuar këtë qëndrim tejet të rrezikshëm dhe xhahil të kryeepidiemiologut të Surelit ju bej thirrje mediave të mos bien në lojën e tij, por të mbrojnë interesin publik.