Berisha: Rama rrëzohet me kryengritje, do dënohet me 37 vite burg
Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë një prononcimi nga protesta e madhe e opozitës në Bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, tha se e vetmja mënyrë për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama është kryengritja popullore. ”Rama rrëzohet vetëm me kryengritje. Edi Rama do të ketë si gjykim të paktën 37 vjet në burg me vjedhjet dhe aktet e tij antikushtetuese. Do të ketë një 37-vjeçar në burg. Prandaj i bën të gjitha këto. Drejtësia e kryengritësëve po afron. Kryengritja sot është më e fortë se kurrë”.
KOHA JONË SONDAZH

