Berisha: Rama shkon në Bruksel për Serbinë, për Kosovën ia ndalon Vuçiç të lobojë
Gjatë tryezës që mbajti këtë pasdite të së martës me Shoqërinë Civile dhe Frontin për Shpëtimin e Shqipërisë, kreu i PD-së Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama, duke thënë se shkon në Bruksel dhe flet më shumë për Serbinë sesa për Shqipërinë.
Po ashtu Berisha nënvizoi edhe se Rama nuk lobon për Kosovën, pasi sipas tij një gjë të tillë ia ndalon presidenti serb Aleksandër Vuçiç.
”Një qeveri që shkon në Bruksel dhe flet 5 herë më shumë për Serbinë sesa për Shqipërinë, kurse për Kosovën e ka ndaluar të thotë një fjalë të mirë për të, ose të bëjë avokatinë e saj”.