Berisha: Rama urdhëroi lirimin e kushëririt të tij përdhunues Gjergji Koleka

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë sot një akuzë të fortë ndaj kryeministrit Edi Rama.

Përmes rrjeteve sociale, Berisha thotë se Rama urdhëroi lirimin e kushëririt të tij përdhunues Gjergji Koleka.

Denoncimi i pltë i ish-kryeministrit Sali Berisha

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama urdhëroi lirimin e kushëririt të tij përdhunues, Gjergji Koleka!

Swiss Digital Mobile Reklama

Miq, para pak ditësh në rrjetin tonë denoncuam aktin kriminal të kushëririt të Edi Ramës, Gjergji Koleka, i cili keqtrajtoi shtazërisht dhe tentoi ta përdhunonte një vajzë në vendin e punës së saj, në qendër të Tiranës.

Narkopolicia mbajti sekret ngjarjen dhe vetëm pas denoncimit në këtë rrjet e ndaluan atë.

Pas kësaj, fillimisht Olsi dhe pastaj Edi Rama urdhërojnë gjykatësin Miçka për lirimin e tij.

I bëj thirrje Avokatit të Popullit të hetojë dhe denoncojë publikisht këtë akt të shëmtuar kriminal të Gjergji Kolekës dhe mbrojtjen e tij nga Edi Rama. sb

Përshëndetje Dr. Pardje, ditën e premte me dt 09 gjyqtari Arben Micko, i cili ka pas djalin kryetar FRESSH-i me PS-në, i shkarkuar nga Rama, liron Gjergj Pirro Kolekën, gjyqtari telefonohet nga Olsi për ta liruar dhe nuk i bindet! Pastaj telefonohet nga vetë shkëlqesia e tij Edvin Rama dhe kërcënohet me veting po nuk e lirove nga burgu kushëririn tim Gjergj Pirro Kolekën, sepse dihen kostot politike të Ramës para zgjedhjeve, gjyqtari i kërcënuar dhe i shantazhuar nga k.ministri liron nga burgu kushëririn e Ramës,i cili kishte rrahur një femër në mënyrë shtazarake, vepër penale për të cilën janë dënuar me burg me qindra qytetarë. Gjergji, kushëriri i Ramës, ka dhe vëllain e tij, Angjelo Koleka, këshilltar të kryeministrit, ndoshta i di, po t’i qova ta dish çfarë bën Rama me drejtësinë…

I nderuari Doktor, ju bëj me dije se forca mbi ligjin e kryemallistit e bëri fora dhe kësaj rradhe. Përdhunuesi Gjergj Pirro Koleka sapo u lirua nga gjykata në bashkëpunim me prokurorin. Nuk ka forcë që ta ndalojë kryeministrin në shkeljen e ligjit. Në këto momente fushate i duhen jashtë këto përdhunues e kriminelë për t’i sistemuar vjedhjen e votës. Kërkoj nga Partia Demokratike t’ju bëjë kallëzim gjykatësve e prokurorëve të përfshirë në këtë proçes. Ju përshëndes!

Rama urdheroi lirimin e kushuririt te tij perdhunues Gjergji Koleka!

Miq, para pak ditesh ne rrjetin tone denoncuam…

Pubblicato da Sali Berisha su Lunedì 19 aprile 2021

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?