Berisha: Rama zbaton çdo urdhër nga Vuçiç dhe Erdogan. Punon kundër Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një takim me krerët e degëve në rrethe, deklaroi se Edi Rama për karrigen e tij është i gatshëm të zbatojë çdo urdhër të Vuçiç, Erdogan apo cilido qoftë.

“Kemi përballë një armik të të gjitha këtyre, i cili ka marrë dhe merr çdo pushtet. Merr në duar çdo tender, prokurim, koncesion. Kemi të bëjmë me një njeri i cili për pasurimin dhe karrigen e tij, nuk njeh shoqërinë shqiptare, nuk njeh Shqipëri, nuk njeh komb shqiptar, nuk njeh interes kombëtar, nuk njeh interes publik.

I leverdis të marrë vendime antishqiptare. Për karrigen e tij është i gatshëm të zbatojë çdo urdhër të Vuçiç, Erdogan apo cilido qoftë. Pra, Shqipëria është shndërruar në çiflig të tij. Nuk zbatohet asnjë normë, asnjë ligj. E ka ngarkuar me mision Vuçiçi për Ballkanin e Hapur dhe punon nga mëngjesi në darkë kundër Kosovës, Shqipërisë dhe kombit shqiptar”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?