Berisha: Ramën do ta ndjekë deri ditën e fundit të jetës hija e McGonigal

Sali Berisha zhvilloi një takim me shqiptarët në Parma të Italisë. Për të kryeministri Edi Rama u tmerrua kur pa krah kryetarit të opozitës kryestrategun e fushatës elektorale të presidentit Donald Trump, Chris LaCivita. Berisha u shpreh edhe se Ramën do ta ndjekë deri ditën e fundit të jetës hija e McGonigal.

“Një gazetar i madh italian shkruante sot, e kam të paqartë marrëveshjen Rama-McGonigal sepse drejtësia e Biden e mbajti të fshehtë, një marrëveshje në të cilën ai mori një ryshfet 225 mijë. Po ajo marrëveshje ishte e tëra në kurriz të opozitës.

Ishte marrëveshja për të shkatërruar opozitën në Shqipëri. Postimi i këtij gazetari nuk mbeti në vesh të shurdhër. Kryetari i komitetit kombëtar republikan, Chris LaCivita e bëri share dhe u shpërnda në të gjithë elitën drejtuese të SHBA. Edi Rama, ja ku po të them nga Parma se hija e McGonigalit do të ndjekë gjer në ditën e fundit të jetës. Je i pashpresë”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?