Berisha, Ramës: Ajo që pe dje, ishte vetëm fillimi

 

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një koment të tij publikuar së fundmi në rrjetet sociale, rreth protestës së djeshme të opozitës, i është drejtuar kryeministrit Rama se ajo që ndodhi dje, sipas tij është vetëm fillimi.

Ja komenti i tij:

"Te dashur miq, banditokracia u drodh dje nga themelet nga uragani madheshtor i revolucionit demokratik. Rama, duke ndjere valen gjigande te revoltes dhe zemerimit popullor ndaj tij, u "strehua" dje ne konferencen nderkombetare per 25 vjetorin e pluralizmit. "Saje qorri" siç e therret me perçmim Sajmirin, Shullazi, per t'u maskuar veshi dje gjate revoltes uniformen e policit. Ministrat e tjere nxorren punonjesit ne pune dhe vete ja mbathen jashte Tirane. Pas shperndarjes paqesore dhe shmangies me sukses te te gjitha provokimeve te ulta te "çunave te krimit" tek kryeministria dhe ministria e brendshme, Rama – Tahiri dolen nga vrimat ku ishin futur dhe me gjuhe ordineresh shane e akuzuan pjesemarresit e protestes me te madhe ne historine e vendit.

Me kete rast i them Edi Rames se ajo qe pe dje eshte vetem fillimi. Opozita, e percaktuar per revolucion demokratik paqesor, ia doli te permbaje ne teresi urretjen e madhe mbare popullore qe ekziston ndaj teje. Por lexoje mire mesazhin e qindra mijera qytetareve te revoltuar. Ata nuk kishin gje me instalacionet por ata jane te revoltuar, te zemeruar me ty, kryehajduti me 40 jaguare. Mos shaj dhe ofendo si ordiner qytetaret e revoltuar se perndryshe protesta mbare popullore do te te hedhe aty ku e ke vendin, ne koshin e plehrave te eterve te tu barbar!".

SHKARKO APP