Berisha-Ramës: Bëj gati valixhet dhe nisu për Beograd. Mos harro edhe Lul pengun
Në takimin me demokratët në Kurbin, ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëroi Edi Ramën për fundin e tij si kryeministër, dhe se për atë çfarë e pret nga protestat dhe revolta qytetare.
“Edvin, bëj gati valixhet dhe nisu për Beograd. Në Shqipërisë s’ke vend. Mos harro të marrësh me vete edhe Lul pengun”, tha Berisha.
Ish-kryeministri hodhi akuza të rënda ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha, si të përfshirë në afera korruptive me Edi Ramën. Berisha tha se më 11 dhjetor do të bëhet rithemelimi i PD-së.