Berisha: Ramës i bie maska, bënte kopertinën e revistës së sigurimit në vitet 80′

 

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi pasardhësin e tij në detyrë, si i besuar i ish- Sigurimit të Shtetit në vitet 80’, kohë kur Edi Rama ka qenë basketbollist i Dinamos. Dihet se ky klub ka qenë pjesë e Ministrisë së Brendshme, ndërsa ish-kryeministri Berisha shkon edhe më tej dhe thotë se Edi Rama ka shkruar edhe  një pamfletë vajtimi, kur vdiq diktatori Enver Hoxha.   

Statusi i plotë i Berishës, në profilin e tij Facebook:

Edi Ramës i bie maska. Ai, si i besuari i sigurimit në vitet 80, bënte kopertinën e revistës së policisë sekrete, “Në shërbim të popullit!"

“Thashetheme të pafundme qarkullojnë për Edi Ramën dhe lidhjet e tij me policinë sekrete shqiptare gjatë viteve që  ai ishte basketbollist, kryesisht bankinë, i klubit Dinamo që ishte asokohe dhe klubi i policisë sekrete dhe policisë së shtetit!

Përveç kësaj dihet se Rama shkruajti një  pamfletë që pikonte lotë në çdo fjalë kur vdiq diktatori Enver Hoxha, por një mik i afërt i tij nuk e lejoi që  ta botonte.

Sot mediat online japin lajmin se të përndjekurit politikë i kanë dërguar Edi Ramës një kartolinë që dëshmon bashkëpunimin e tij me sigurimin e shtetit. Kartolina paraqet një  nga kopertinat e Revistës “Në Shërbim të popullit”, që në fakt duhet lexuar “në shërbim të sigurimit”, të ilustruar nga vet ëEdi Rama. Në këtë kopertinë të revistës në fjalë në vitin 1983, Edi Rama paraqet me frymëzim të madh një vajze te re vigjilente që  po i vresulej me guxim një  burri armik që qëndronte në një stol!

Këto janë vetëm disa gjurmë të dosjes së tij të zeze!”

SHKARKO APP