Berisha reagon ashpër ndaj Komisioneres së BE: Deklaratat e Marta Kos janë raciste dhe korruptive

Ndaj deklaratave të Komisioneres për Zgjerim, Marta Kos, ka reaguar edhe kreu i PD, Sali Berisha, duke e konsideruar komentimin mbi shoqërinë shqiptare të papërshtatshëm.

Në një konferencë për shtyp, Berisha tha se ”deklarata e komisioneres Marta, një ditë pasi partia e parë fitoi zgjedhjet në Slloveni dhe që nuk foli gjer dje, është një deklaratë e mirëfilltë raciste dhe korruptive”.

Ai theksoi edhe se nëse kemi të bëjmë me korrupsion politik apo korrupsion monetar, kjo është çështje e institucioneve të hetimit të BE.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Por të akuzosh një shoqëri se pranon korrupsionin, në një kohë kur mbështet hajdutin me të gjithë peshën që ka Komisioni, pak me thënë, po ngjet si ortak i tij. Kaq kam për këtë koment”, tha Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?