Berisha: Reformën zgjedhore e futi në kauzë Lulzim Basha, bëri marrëveshje me Ramën

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një dalje për mediat, nga selia blu, deklaroi se Reformën zgjedhore e futi në kauzë Lulzim Basha, duke bërë marrëveshje me Ramën.

E vërteta është që reformën zgjedhore në kauzë e futi Lulzim Basha. Në mënyrë të përsëritur kam deklaruar që ky njeri humbi çdo marrëveshje me Ramën. Unë nuk fajësoj fare Rudinën por Bashën. Rudina ishte thjesht depuetete. PD ishte forcë demokratike dhe kushte muskuj, nuk ia tregoi Ramës. Nqs Basha nuk do ishte ai që është do të mbushte sheshet me 27 prill. Në 2001 e vumë në sanksione qeverinë e Nanos, sepse faktuam që i ka grabit mandate opozitës. Basha në marrëveshje me Ramën i harroi edhe pse ia thashë të gjitha. Më e turpshme është shuarja e Komisionit të hetimit të zgjedhjeve. U shua kur u kërkua që në axhendë të hetohet Elbasani. Aty u derdh gjak u vra një njeri. U gropos komisioni me urdhër të Ramës. E morën prokurorin që është një lloj Blerina Muçe në katror, e gënjeu se nuk kishte materiale zgjedhore në makinën e Taulant Ballës”, –tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?