Berisha refuzon të paraqitet në GJKKO, ish-deputeti Boçi: Ka gjetur zgjidhjen ideale! Po respekton…
Ish-deputeti i PD-së, nënkryetar i Rithemelimit, Luçiano Boçi thotë se qëndrimi i Sali Berishës për të mos u paraqitur në GJKKO, është një zgjidhje ideale. Boçi akuzon se SPAK-u nuk po respekton Kushtetutën në lidhje me hetimet dhe masën ndaj Berishës, për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.
”Prokuroria duhej t’i shkonte kryetares së Kuvendit, më pas më pas kryetarja e Kuvendit i drejtohet Këshillit të mandateve dhe thirret dhe personi që është ngritur akuza, jep sqarimet, dhe më pas dilet me një raport brenda një afati 2 javor.
Berisha për mua ka gjetur zgjidhjen ideale, ka respektuar Gjykatën dhe ka dërguar përfaqësuesin. Ne po kërkojmë në një fabul që të vëmë para përgjegjësisë një person që akuzohet se ka shkelur ligjin, dhe këtë e bëjë duke shkelur ligjin. Në të gjitha rastet e tjera është ndjekur procedura, pse duhet të ketë kaq debat në një qëndrim të fortë të Berishës për të ndjekur Kushtetutën”,-tha në ”Open”.