Berisha rikthehet në Kuvend, Tabaku: Lajm i mirë, do gjallërojë strukturat e PD-së

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku, e ka cilësuar lajm të mirë lirimin e kryetarit të PD-së, Sali Berisha, nga ”arresti i shtëpisë” pas 11 muajve. Tabaku tha në një dalje televizive se rikthimi i Berishës përpara zgjedhjeve elektorale do të gjallërojë strukturat e PD-së.

”Sigurisht që është rikthyer pas një beteje që ka zgjatur për rreth 1 vit. Është një lajm i mirë për PD dhe strukturat e saj. Kishim lojtarin kryesor jashtë fushe, është shpenzuar shumë energji në këtë betejë të drejtë, dhe në kushte të tjera kjo energji do të shpenzohej për kundërshtarin.

Ky rikthim i Berishës përpara zgjedhjeve elektorale është shumë i rëndësishëm, pasi jo vetëm do të gjallërojë strukturat e PD, por sot opozita mund të fokusohet tërësisht në dhënien e një alternative. Berisha është një nga denoncuesit më të fortë dhe besoj se do vazhdojë ta bëjë këtë gjë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?