Berisha: Rrok Mirdita, Kisha Katolike humbi princin e saj shqiptar

 

“Kisha Katolike ka humbur princin e saj shqiptar, ndërsa kombi një nga burrat më të shquar, më mendjendritur, një atdhetar të flaktë. Ai urikthye për të ngjallur infrastrukturën e besimit në Shqipëri. Ai ia doli të ndërtojë gur pas guri, vlerë pas vlere Kishën Katolike shqiptare. E bëri Tiranën qendër të veprimtarive të tjera të rëndësishme,si dhe përfaqësoi Shqipërinë me dinjitet të madh në arenën europiane e botërore.

Kështu u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë homazheve që u zhvilluan sot në nder të kreut të Kishës Katolike, Imzot Rrok Mirdita në katedralen e Shën Palit.

Sipas tij, kreu i Kishës Katolike po largohet duke lënë pas frytet e punës së tij të pavdekshme dhe lutet që shpirti i tij të gjejë paqen e merituar.

SHKARKO APP