Berisha shkrin SPAK? Kikia: Nonsens elektoral, i jep avantazh Ramës

Analisti Mentor Kikia flet për qëndrimin e Sali Berishës, se pas zgjedhjeve nëse PD fiton, SPAK do shkrihet. Kikia vlerësoi se kjo retorikë është vijimi i qëndrimeve të mëparshme të Berishës dhe Ilir Metës ndaj SPAK, por tashmë është bërë më agresive.
”Kemi të bëjmë me një vijimësi të qëndrimit. Edhe pse gjuhë më të ashpër dhe agresive edhe më herët Berisha ka patur qëndrim jo thjesht kritik, por agresiv ndaj SPAK, kreut Altin Dumani. Edhe zoti Meta ka qenë në të njëjtën linjë. Këtë retorikë e ka përmendur çdo ditë kur ishte në masë arresti shtëpiak. Javët e fundit, kishte filluar të zbuste tonet ndaj SPAK.
Më herët deklaroi se kur të vinte në pushtet do e rikonceptonte SPAK, ristrukturonte. Ditët e fundit mbërriti te deklarata më të ashpra për ta shkrirë. Për tu kthyer në strukturën më të hershme e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Nuk e di cila është arsyeja e ashpërsimit të gjuhës. SPAK ndodhet në një furi politike. Pas arrestimit të Veliaj pati agresivitet, u artikulua se në mandatin e katërt SPAK do kthehet në shina sipas Ramës”.