Berisha: Shqipëria vendi me më shumë vdekje e infeksione në botë për 1 milion banorë

Ish-kryeministri Sali Berisha, thotë e situata me Covid-19 është e paralajmëruar dhe shtoi se ne kemi numrin më të lartë të vdekjeve e infeksioneve për 1 milionë banorë.

“Gjithçka që po ndodh është kronikë e një drame të paralajmëruar. Dy javë më parë kam shkruar dy shënime që ne po kryesojmë botën për infeksione në ditë. Sot mediat publikuan raportin e universitetit Hopkins se ne jemi të parët në botë për numrin e të infektuarve në botë për 1 milionë banorë. Kjo e shoqëruar me vdekjet më të larta në botë për 1 milionë banorë, vjen nga keqmenaxhimi i pandemisë. Nuk them se nuk do të kishim vdekje të shumta dhe raste infeksione, por e them me përgjegjësi se vendi ynë, me një menaxhim të përgjegjshëm nuk do ngjitej kurrë në krye të listës botërore për vdekje e për infeksione”.

SHKARKO APP