Berisha: Shqiptarët ikin nga dhimbjet e urisë dhe lotët e mjerimit
Sali Berisha prezantoi sot kandidatin në Fushë-Arrëz. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama për gjendjen ekonomike ku ndodhet vendi dhe prandaj shqiptarët ikin, Sipas Berishës shqiptarët ikin nga dhimbjet e urisë, ikin nga lotët e mjerimit, sepse nuk mund të jetojnë në vendin e tyre.
“Po a ndryshoi gjë në 9 vite? 3 ditë më parë Banka Botërore deklaroi se Shqipëria është vendi në të cilin vetëm 20% e atyre që kanë nevojë për ndihmë ekonomike, marrin ndihmë ekonomike.
Ikin nga dhimbjet e urisë, ikin nga lotët e mjerimit sepse nuk mund të jetojnë në vendin e tyre. Ikin dhe vetëm ikin. Kjo nuk është votë për Edi Ramën, as për Sali Berishën, por është votë për veten tënde.
Çfarë ndodh? Pse i ngriu rrogat, çfarë bëri me paratë. Paratë ky, ka dyfishuat taksat. Vitin e kaluar 2022, ka mbledhur nga taksat tuaja, 5.8 miliardë euro.
Ne i kishim taksat e përgjysmuara. Ne kemi filozofi tjetër. Ne besojmë se paratë në xhepat tuaj, janë më të dobishme për shoqërinë se sa në arkën e shtetit. Por kjo është njëra anë. Ka mbledhur 5.8 miliardë”.