Berisha: Sihariqi i Ramës në mandatin e tretë ishte kriza energjetike, të cilën e krijoi vetë

”Sihariqi i Ramës në mandatin e tretë ishte kriza energjetike, të cilën e krijoi vetë”,-kështu u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha gjatë takimit me demokratët në Kavajë. Po ashtu ish-kryeministri theksoi se qeverisja e Ramës vijon me klientelën mafioze.

Ndër të tjera, Sali Berisha tha se për shkak të qeverisjes nga Edi Rama, Shqipëria është jashtë Bashkimit Europian, pasi për të kryeministri mbylli dyert për të shkuar në Europë.

”Më 31 korrik kaskada ishte në kuotë maksimale. Ai me grykësi shiti tek firmat e veta, energjinë, rezervën strategjike me çmim shumë të ulët. Zbrazën me shpejtësi kaskadën për 1 muaj, ditë e natë duke shitur dhe vjedhur dhe tani e blejnë energjinë me 250 euro kilovatin. Vazhdon me klientelën mafioze, porte, aeroporte për t’iu nxirë të ardhmen shqiptarëve. Në 8 vite Edi Rama mbylli dyert Europës për Shqipërinë”.

SHKARKO APP