”Berisha s’ka nevojë ta njohë Rama”, anëtari i Kryesisë mbron marrëveshjen
Grigels Muçollari, anëtari i Kryesisë së PD-së tha në një intervistë për Euronews Albania se marrëveshja i shërben interesave të publikut dhe se Sali Berisha nuk ka nevojë të njihet nga Edi Rama për të qenë drejtues i opozitës në vend.
“Jemi në kushtet që duhet të kthejmë opozitën dhe parlamentin në shina dhe për të bërë këtë duhet të mos cenohet e drejta e opozitës për të ngritur komisione parlamentare për të kontrolluar mazhorancën, kjo është kthim në normalitet dhe është përfshirë faktori ndërkombëtar.
Kryeministri ka bërë hapa prapa, në absurdin që kishte nisur për të vendosur ai kush është opozita. Njohja e të drejtës për të ngritur komisione parlamentare është njohja e vullnetin të votuesve opozitarë kë kanë zgjedhur. Berisha nuk ka nevojë ta njohë Rama, është një çështje e qytetarëve të opozitës, është çështje faktike që e kemi parë në 2 zgjedhje radhazi”, tha ai.