Berisha: S’kam kërkuar kurrë të hiqet “non grata”. Sa të jetë Blinken në detyrë nuk shkel kurrë në SHBA

“Nuk kam kërkuar kurrë të hiqet “non grata”, por sa të jetë Blinken në detyrë nuk shkel kurrë në SHBA”,-thotë Sali Berisha, ku thekson se do të vijojë me padinë në gjykatë deri në fund të jetës së tij sa i përket vendimit të Sekretarit të Shtetit Amerikan për shpalljen non grata të tij dhe kërkesën për falje, që sipas tij Blinken nuk do të bëjë kurrë.

“Unë nuk kam kërkuar kurrë që të hiqet kurrë ky vendim, e kam hedhur në gjyq për shpifje sekretarinë shtetit. Kam deklaruar se Sa të jetë ai në detyrë unë nuk do shkel kurrë në atë vend. Do të vazhdoj padinë në gjykata deri në ditën e fundit time, sepse ai ka marrë një vendim korruptiv të bazuar mbi vendimin korruptiv të Soros e Ramës dhe tani del mafia McGonigal me kompani. Unë kam zgjedhur sallën e gjyqit dhe kërkesën për ndjesë publike nga sekretari i shtetit që nuk ta bëjë kurrë se ata që marrin vendime të tilla arroganca nuk i lejon të ndërmarrin”,-tha më tej Berisha për ”A2 cnn”.

Berisha iu referua edhe mbështetjes ndaj tij nga republikani Charles R. Black Jr., i cili sipas tij beson që vendimi për shpalljen non grata të Berishës është i padrejtë.

SHKARKO APP