Berisha: Stop helmimit kriminal të banorëve të Manzës

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar pamjet alarmante të ndotjes së ambientit në Manzë dhe i ka bërë thirrje, banorëve të zonës, të reagojnë me të gjtiha mjetet e mosbindjes civile ndaj kësaj qeverie, për të mbrojtur jetët e tyre.

“Stop helmimit kriminal të banorëve të Manzës, – shkruan Berisha në Fb. –  Edvin Droga dhe narkoqeveria e tij po rrezikojne me plehrat që djegin helmet, jetën e fëmijëve, burrave, grave të Manzës. E gjitha kjo për aferat e tyre mafioze të Porto Romanos etj. Iu bëj thirrje të gjithë banorëve të Manzës, Maminasit, Sukthit dhe fshatrave përreth të reagojnë me të gjitha mjetet e mosbindjes civile në mbrojtje të jetëve të tyre!”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?