Berisha sulmon Alibeajn: Rama e mban peng me krimet e vëllait
Edhe nga Selenica ku prezantoi kandidatin e koalicionit ”Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha ka vijuar sulmet ndaj Enkelejd Alibeajt, por këtë herë ka zgjedhur që luftën ta bëjë me akuza të vjetra.
”Edi Rama, ndaj kundërshtarëve ka po armiqësi sa ai. Ndaj kontrakton vrasës me pagesë. Kryezbuluesin e SHBA-së. Merr peng Lulzim Bravën, me dosjen e larjes së parave. Merr peng Enkelejd Alibashën me krimet e vëllait dhe të vetes së tij. Ne jemi këtu, për të qëndruar deri në fund. Krimi nuk do na mposhtë ne, ne do mposhtim Edi Ramën”, tha Berisha.
Sali Berisha i referohet akuzave të vitit 2016 kur qarkulluan lajme se vëllai i Enkelejd Alibeajt ishte arrestuar në Gjermani me akuzën e vjedhjes me armë.