Berisha sulmon ambasadoren e BE-së në Tiranë: Mbron direkt tezat e Edi Ramës

 

E kemi parë shpesh herë që të kritikojë apo dhe të sulmojë drejtpërdrejt ambasadorët e akredituar në Tiranë. Edhe këtë herë, ish-kryeministri Sali Berisha ka kritikuar ashpër deklaratat e mbajtura pak ditë më parë nga ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, për thirrjen që u ka bërë të rinjve shqiptarë që të kërkojnë vetë në “Google”, nëse kandidatët e partive politike në zgjedhjet lokale të 21 qershorit kanë rekorde kriminale apo jo.

Përmes një komenti në facebook, Berisha shprehet se ambasadorja e BE-së me qëndrimet e saj po mban krahun e Edi Ramës.

“Kjo është një deklarate qe nuk ndihmon, madje sjell tym dhe konfuzion dhe çon ujë ne mullirin e Edi Ramës, i cili tani, duke iu referuar këtij procesi qe ai kurrë nuk i shqipton emrin, do t’ju tregoje shqiptareve Googel-in. Duke dëgjuar një sugjerim te tille, te lind pyetja: a mos është kjo një “marrëveshje” apo mbështetje qe i jepet Edi Rames, duke ju servirur te rinjve Google si modus vivendi, zgjidhje të kësaj çështje?

Nuk e di nëse është apo jo ekzakt, por ne rast se është kë, kjo është një goditje shume e rende për këtë proces jetik. Unë them këtë sepse, për disa çështje për edhe këtë çështje, ne takimet me opozitën por edhe te tjera, ambasadorja me njëanshmëri te dukshme, ka mbrojtur direkt ose indirekt, tezat e Edi Ramës. I tille ka qene që i saj me çështjen Meta, kur ajo përpiqej te paraqiste Doshin, njëlloj si Rama dhe Meta, si njeri qe ka kaluar apo do kaloje me PD”,- shkruan ish-kryeministri Berisha.

SHKARKO APP