Berisha ”sulmon” Yuri Kim, pranon një President të PD

Përveç anëtarëve të PD-së, asnjëri, as guvernatorja Kim dhe as Zeusi Rama, nuk do të kenë kurrë tagër të caktojnë kreun e PD-së”. Kështu u përgjigj ish-kryeministri Sali Berisha pas mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit, ku u diskutua për riorganizimin e PD, që nis me zgjedhjet për kryetarët e degëve.

Berisha u pyet edhe sesi e lexon emrin e Lulzim Bashës si Presidentin e ri që pritet që të zgjidhet pas disa javëve, ku tha se Ka mundësi mos bëni shaka”. Po ashtu Berisha theksoi se për çështjen e Presidentit, për qëndrimin që do të mbajë PD-ja do të vendosë Këshilli Kombëtar.

Edhe pse thotë se nuk do të votojnë asnjë emër që do të sjellë në Kuvend kryeministri Edi Rama, Berisha e la të hapur mundësinë që nëse Rama vendos që Presidentin e ri ta propozojë opozita, atëherë PD-ja tha ai, do të konsultohet me partitë e tjera opozitare dhe institucionet e PD-së për të dalë një qëndrim.

I pyetur nga gazetarët, Berisha thotë se pas vendimit të gjykatës së Tiranës që njohu ndryshimet e 11 Dhjetorit, vendimet e Komisionit të Rithemelimit janë të detyrueshme për zbatim. SHBA-të njohin Enkelejd Alibeajn si kryetar të komanduar të PD-së.

Ish-kryeministri pati edhe një koment për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar. Për të, vendimi i 9 shtatorit për përjashtimin e tij është varrosur dhe e konsideron veten pjesë te grupit.

SHKARKO APP