Berisha takim me banorët në Dibër: Basha arrë me vrimë, i ka rënë mbështetja te këmbët

Gjatë një takimi me banorët e Fushë-Alisë në Dibër, duke iu referuar sondazheve më të fundit, ish-kryeministri Sali Berisha u kujtoi demokratëve mbështetjen e ulët që gëzon Lulzim Basha jo vetëm në partinë e që drejton. “I ka rënë mbështetja tek këmbët, sepse askush nuk mbështet besëprerët”.

Po ashtu Berisha kishte gjetur një epitet të ri për kryetarin e PD-së. “Ai që drejtonte opozitën ishte arrë me vrimë dhe ju e dini që arra me vrimë as nuk hahet as nuk mbillet vetëm hidhet”.

Nisur nga fakti që takimi u bë për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, që pëfshijnë edhe bashkinë e Dibrës, Berisha kërkoi nga kandidati i PD zyrtare për bashkinë e Dibrës që të lërë mënjanë inatet dhe t’i bashkohet lëvizjes së tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?