Berisha takim me demokratët e Krujës, i bashkohet dhe deputetja e PD

Ish-Kryeministri Sali Berisha është takuar ditën e sotme me demokratë dhe deputetë të Krujës.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Berisha shkruan se rreth 2/3 e delegatëve të Kuvendit Kombëtar të Krujës kanë firmosur formularin me kërkesën për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD.

Në takimin me Berishën, ishte e pranishme dhe deputetja e PD, Mertia Bakiu, e cila ka diskutuar me Berishën për situatën politike brenda partisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Të dashur miq, sot në Kruje u takuam për një kafe dhe bisedë të përzemërt me demokratë dhe demokrate të Krujës drejtues të degës veprimtarë të shquar, themelues të Partisë Demokratike, deputeten e PD Zj Merita Bakiu, ish-deputetë dhe ish-drejtues të qeverisë vendore, bashkisë dhe rrethit, Sulejman Xhixha, Ylli Lamaj, Shkëlzen Hoxha drejtues të FRPD dhe LDG. Në takim u diskutua mbi krizën që po kalon Partia Demokratike si dhe u shpreh mbështetje e fortë për Foltoren, moton e saj për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur. Rreth 2/3 e delegatëve të Kuvendit Kombëtar të Krujës kanë firmosur formularin me kërkesën për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, të tjerë vazhdojnë të firmosin. Mirënjohje të thellë për demokratet dhe demokratët krutanë! Rroftë Kruja”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?