Berisha takim me departamentet në selinë blu: Shqipëria po rrënohet. PD ka zgjidhjen

Në një mbledhje me përfaqësues të departamenteve në PD, kryetari Sali Berisha tha në fjalën e tij, edhe se Partia Demokratike ka zgjidhjen për problematikat që po shkretojnë Shqipërinë.

“Departamentet kanë një rëndësi të jashtëzakonshme për ne si forcë politike, për alternativat që do t’i paraqesim shqiptarëve si dhe afrimin e specialistëve më të mirë të këtyre departamenteve. Sot janë më qindra specialistë të përzënë nga administrata, kanë qenë dinjitoz.

Për ne ata janë shumë të çmuar. Tre ditë më parë një histori prej jush, prej 20 vitesh me detyrë koordinimi dhe pas riorganizimeve i shkon një hajdut në prokurori dhe i thotë që t’i duhet të provohesh edhe një herë të provohesh sërish.

Ai ishte një koordinator i shkëlqyer. Do të bëjmë gjithçka që këto departamente të përfshijnë elitën më të mirë të kombit. Kemi përgjigjen për të gjitha këto probleme që po shkretojnë Shqipërinë sepse Shqipëria po rrënohet”, deklaroi Berisha.

SHKARKO APP