Berisha takim me fermerët në Durrës: Shtojmë investimet në sektorin e bujqësisë
Takimin e radhës për zgjedhjet e 6 marsit, Sali Berisha e pati me fermerët e Shkallnurit në Bashkinë e Durrësit, të cilët i parashtruan ish-kryeministrit shqetësimet e kryesore që sipas tyre po pengojnë zhvillimin e bujqësisë.
Për gjendjen në të cilën ndodhet ky sektor, Berisha bëri përgjegjëse qeverinë, ndërsa premtoi rikthimin e vëmendjes tek fermeri pas ardhjes së Partisë Demokratike në pushtet.
“Fermeri nuk ka taksa, fermeri rimbursohet për ato taksa që paguan për blerjet që bën”. Investimet në infrastrukturën e fshatrave, sipas liderit historik të PD, do jenë një tjetër prioritet kryesor i qeverisjes së ardhshme të demokratëve.