Berisha takim me mësues: Janë mbyllur 620 shkolla. Filozofia e Ramës, mbyll një shkollë hap një burg
Kreu i PD-së, Sali Berisha po zhvillon pasditen e kësaj të marte, një takim me mësues dhe ekspertë të arsimit parauniversitar. Berisha tha se në mbarë vendin janë mbyllur 620 shkolla. Po ashtu Berisha tha se është vendosur një kontroll i tmerrshëm ndaj mësuesve.
”Janë jo të pakta rastet kur mësuesit janë pushuar nga puna për shkak të postimeve në facebook. Është i papranueshëm zëvendësimi i mësuesve të vërtetë me milatantë partiak që përcjellin militantizëm të një partie që siç e shihni publikisht dhe haptaz është larguar nga rregullat e lirisë, është rikthyer në rregullat e origjinës dhe kjo është e vërteta.
Nuk kanë ngrohje as shkollat në Tiranë se kreu i bashkisë shpenzon miliona euro për dizinformim në media, për furça të pseudo personalitetit të tij dhe nuk i shpenzon ato 10 milion euro për ngrohjen e shkollave.
70% e shkollave nuk kanë ujë të rrjedhshëm. Janë mbyllur 620 shkolla ndërkohë që është rritur numri i policëve, nga hap një shkollë-mbyll një burg sot është mbyll një shkollë, hap një burg”.