Berisha takon fermerët dhe akuzon: Rama vepron si Enver Hoxha. Greva, rruga e vetme
Këtë të enjte, kreu i PD-së Sali Berisha takoi fermerët dhe e ka cilësuar Edi Ramën si kryeministrin më të dobët të Shqipërisë. Sipas tij, Rama vepron si Enver Hoxha dhe i bën thirrje bizneseve që të mbyllin aktivitetet dhe të ngrihen në grevë nëse po vuajnë për shkak të qeverisjes.
“Ne duhet të ngrihemi. Unë e kuptoj sot janë me dhjetra mijëra biznese që po shkojnë drejt falimentimit. Ka vetëm një rrugë, mbyllje qepenash dhe grevë. Kjo qeveri është një qeveri e cila nuk i përfill qytetarët shqiptarë. Cilindo që të takosh, t’i pyesësh për ligjet që janë bërë, askush nuk thotë. Enver Hoxha shkruante se ‘ma thotë mendja ime se në një vend, ka gaz’. Shkonin inxhinierët shponin dhe nuk gjenin gjë e më pas pushkatoheshin.
Mendja e tij (Rama) është bosh. Nuk ka pasur një kryeministër më të dobët se sa ky njeri. Përveçse mashtron çdo ditë, tregon cinizëm, nuk pasqyron asgjë edhe nocionet më elementare. Ai thotë se turizmi është në situatën më të mirë. Është një apel i thellë për qytetarët. Duhet folur me gjithë ata fermerë që mendojnë si ne por nuk ngrihemi. Të ulemi me ta dhe të flasim.
Shumë gjëra i injorojmë sepse nuk ia vlejmë të listosh në pafundësi. Kjo është detyra e jonë. Detuyra e çdo fermeri, e çdo punonjësi. Të ngrihemi sepse jemi në rrezik të madh ekzistencial. Një komb që në 6 vite largohen 744 mijë qytetarë, ku shkojmë ne kështu. Shkojmë çdo vit njësoj si dikur. Ndanim varfërinë”, tha Berisha.