Berisha takon përfaqësues nga SHBA: Diskutuam mega-skandalin Rama-McGonigal

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka zhvilluar një takim gjatë ditës së sotme aktivistë dhe përfaqësues nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Berisha shkruan se “në takim është diskutuar për dimensionin e tmerrshëm të ndërrimit të vlerave që regjimi monist i Edi Ramës u ka imponuar shqiptarëve, ku e keqja dhe kriminalja shihen tanimë si virtyt e vlerë për t’u promovuar”. Ai thotë se me ta shkëmbeu diskutime mbi zhvillimet më të fundit në Kosovë, influencën që rrjeti Soros ka shtrirë në Shqipëri si dhe për mega-skandalin Rama/McGonigal.

Postimi i plotë

E drejta fiton gjithnjë. Të dashur miq, pata kënaqësinë e veçantë të prisja në një takim Dr. Jim Garlow si dhe Dr. Jim Johnson shoqëruar nga bashkëshortet e tyre respektive, Znj. Rosemary Schindler dhe Znj. Caroline Johnson, si dhe nga Z.Shaban Sulce, redaktor i librit “Well Versed” me autor Dr. Garlow.

Dr. Garlow është autor i 15 librave, komentator, historian dhe aktivist i jashtëzakonshëm i besimit dhe lirive i cili ka shërbyer gjatë jetës së tij si Pastor në SHBA. Autor i librit “Well Versed” i përkthyer së fundmi në gjuhën shqipe, ai ka komentuar gjerësisht në NBC, ABC, CNN, Fox, MSNBC, CNBC etj. Ai ka qënë gjithashtu anëtar i Bordit Këshillues të Besimit të ish-Presidentit Amerikan, Donald Trump dhe mbetet një nga mbështetësit e rëndësishëm e vokal të të djathtës amerikane.

Gjatë shkëmbimit të mendimeve, rikujtuam historinë e ngarkuar të Shqipërisë, por duke mos harruar që kombi shqiptar është ndër të drejtët mes kombeve, dhe si i tillë, ka mbijetuar ndër shekuj në një cilësim pothuajse biblik. Mes sfidave me të cilat jemi përballur si komb, miqve nga SHBA u përshkrova dimensionin e tmerrshëm të ndërrimit të vlerave që regjimi monist i Edi Ramës u ka imponuar shqiptarëve, ku e keqja dhe kriminalja shihen tanimë si virtyt e vlerë për t’u promovuar, ndërkohë që demokracia, vota e lirë dhe sovraniteti kombëtar si një e keqe që duhen luftuar me çdo kusht. Shkëmbyem gjithashtu mbi zhvillimet më të fundit në Kosovë, influencën malinje të rrjetit Soros në Shqipëri si dhe për mega-skandalin Rama/McGonigal.

Dr. Garlow shprehu mbështetjen dhe vlerësimin e tij maksimal për kauzën tonë misionare në shërbim të dinjitetit njerëzor, sovranitetit dhe ambicies sonë të drejtë për një shtet të çliruar nga krimi, droga dhe korrupsioni. Dr. Garlow rikujtoi gjithashtu rëndësinë dhe miqësinë e patjetërsueshme që populli Amerikan i ofron Shqipërisë dhe se lufta jonë për dinjitet është një luftë e drejtë sipas vlerave më të larta të kombit amerikan.

Në përmbyllje, duke i falënderuar për vizitën dashurine e tyre për Shqipërinë, i garantova miqtë amerikanë se për Partinë Demokratike dhe për mua personalisht, Shtetet e Bashkuara mbeten referenca jonë kombëtare e padiskutueshme. Gjeta rastin të përgëzoj Dr. Garlow për publikimin e tij të fundit duke ju ftuar të gjithëve ju miq, të lexoni këtë vepër shumë interesante e cili tanimë është dhe në shqip.

SHKARKO APP