Berisha takon të përndjekurit në Shkodër: Rama imitonte Mehmet Shehun

Ish-kryeministri Sali Berisha këtë të martë pati një takim me të përndjekurit politikë në qytetin e Shkodrës, ku tha se qeverisja e Edi Ramës është e njëjta me regjimin komunist. Po ashtu Berisha tha se Rama imitonte Mehmet Shehun.

Zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, ish-kryeministri i cilësoi si pikën e kthesës për PD-në e cila po ashtu do të kthejë në vëmendje të përndjekurit gjate kohës së diktaturës.

“Zgjedhjet mision për t’i rikthyer fytyrën Partisë Demokratike. Kthejmë vlerat mbi te cilat jemi ndërtuar”. Fushata e Sali Berishës në krah të Bardh Spahisë vijoi në takime me banorët e Shoshit, Pultit, Shalës dhe rrethinave.

SHKARKO APP