Berisha: Të dhënat personale të shqiptarëve në Pazar, ja si rrezikohen nga Rama

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vënë alarmin se qytetarëve shqiptarë iu rrezikohet privatësia. Duke iu referuar mesazhit të një qytetari dixhital, Berisha thotë se të dhënat janë nxjerrë në Pazar.

Qytetari në fjalë tregon se të dhënat e gjendjes civile mund të mësohen nga të gjithë në sajë të disa mënyrave të thjeshta që japin akses në sistem.

STATUSI I BERISHËS
Të dhënat private të gjendjes civile të qytetarëve shqiptarë, në pazar në narkoshtetin e Kakistokracisë!

Swiss Digital Desktop Reklama

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Përshëndetje dr.Gjatë një kërkimi të thjeshtë në internet, vura re se sa e thjeshtë është të aksesosh në të dhënat personale të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë. Nëse në YouTube kërkon: “Regjistri i Gjendjes Civile”, janë disa video ku tregohet se si mund ta shkarkosh e të kesh akses në të dhënat personale të çdo kujt. Kjo tregon se sa të pasigurta janë të dhënat tona. Çdo person mund ta bëjë një kërkim të tillë dhe mund të këtë akses te këto të dhëna që duhet të jenë në mënyrë të rreptë diskrete.
Privatësia dhe të dhënat personale në rrezik. Ky informacion mund të përdoret nga kushdo për arsye dhe qëllime të ndryshme që mund të dëmtojnë qytetarët nga persona dashakeq
Shpresoj që ta bëni publik këtë skandal dhe rast të paprecedentë në çështjen e sigurisë së të dhënave personale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?