Berisha: Të propozosh një President jo politik është një absurditet

Pas mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit në selinë blu, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se të propozosh një President jo politik është një absurditet. Kurse për dokumentin e prezantuar nga Enkelejd Alibeaj, Berisha tha se ka dalë nga zyra e Ballës dhe Ramës dhe duan të zgjedhin një president që do kryeministri.

”Sigurisht që përfshihet i gjithë spektri opozitar. Të sugjeroj një presidenti jo politik është absurditet, pasi posti i tij është qartësisht politik. Nuk është post politik, por kjo nuk do të thotë se nuk është përfaqësues politik.

Çdo kriteret tjetër kundër këtij kriteret është i gabuar dhe i stisur. Nëse e keni fjalët për kriteret ka një deklaratë të Alibeajt dhe të PD-së sesi vlerësohen kandidatët.

Është një dokument që ka dalë nga zyra e Ballës dhe Ramës dhe duan të zgjedhin një president që do Rama. Kjo çështje po trajtohet si një çështje familjare, që nuk ka ndodhur asnjëherë në demokraci, por ka ndodhur vetëm në Argjentinë si gjë”.

SHKARKO APP