Berisha tha se fushata e PS-së u bë si plakat e marsit, Rama: Ishte në takim ky?

Ish-kryeministri Sali Berisha e cilësoi hapjen e fushatës së socialistëve ”si plakat e marsit”, ndërsa atë të PD-së si një vullkan.

I ftuar në emisionin ”Opinion”, Rama tha se grumbullimet në fushatën e PD-ja janë të rrezikshme për qytetarët dhe shëndetin e tyre.

”Nuk e ndoqa unë pjesëmarrjen, ishte në takim ky? Apo e ruajti ndenjësen e vet dhe nuk vajti atje? Sepse ai e di shumë mirë sepse vajtja atje në ato kushte, është e rrezikshme. Ky vajti atje apo vullkanin ja la atyre që vajtën dhe kush të digjet le të digjet në atë vullkan? Këto lloj grumbullimesh siç tregoi edhe dinamika në SHBA janë të rrezikshme për shëndetin e njerëzve”, tha Rama.

SHKARKO APP