Berisha thirrje demokratëve: Përgatituni për protesta të fuqishme deri në mosbindje civile
Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë një takimi me strukturat e degës nr.7 në Tiranë, u bëri thirrje demokratëve që të përgatiten për protesta, ku nuk përjashtoi as mundësinë e mosbindjes civile.
“Do bëjmë betejë me të gjitha mjetet, edhe me mosbindje civile. Ne po kërkojmë votën, ky nuk të lë. Ai tjetri që kishim në krye ishte i tillë se dilte e thoshte 5 mijë e ca vota ndërkohë që ishin 1900 karrige aty.
Po nuk kthyem votën ne kemi marrë fund si komb. Do ketë protesta shumë të fuqishme, ata që duan të ndjekin këtë rrugë, duhet të përgatiten. Dua të them të përgatiteni për protesta, se do fitojnë ata që vendosin të qëndrojnë”.