Berisha thirrje për protesta: I vogël dhe i madh, të gjithë në Tiranë
Kreu i PD-së, Sali Berisha bëri sot nga Vau i Dejës thirrje për protesta masive në Tiranë.
Berisha deklaroi se do të vijë momenti kur të gjithë do të mblidhen në Tiranë për të larguar Edi Ramën ndërsa, shtoi se PD do i japë përgjigje të gjithë problemeve të tyre.
“Do vijë momenti me të madh e të vogël, nga 7 deri në 70-vjeç, të gjithë në Tiranë për rrëzimin e tij. Zotohem para jush se të gjitha problemet që ngritën në këtë takim do të marrin përgjigjen nga programi i PD. Fillimisht duhet të largojmë këtë të keqe të madhe që i ka rënë Shqipërisë dhe shqiptarëve që e ka emrin Edi Rama”.