Berisha, thirrje qytetarëve për revoltë më 22 dhjetor: Nuk ndalemi derisa ta largojmë Edi Ramën

Kreu i PD-së, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën e thirrur nga PD të hënën më 22 dhjetor.

Në një komunikim në rrjetet sociale, Berisha tha se “nuk do të ndalen derisa të rrëzojnë qeverinë e Kryeministrit Rama”.

“Protesta të hënën është fillimi i madh i stinës, e cila ndalet vetëm me largimin e Edi Ramës. Ne dalim në protestë të hënën për të shënuar fillimin e revoltës popullore për largimin e Edi Ramës”, u shpreh Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?