Berisha thirrje të rinjve: Dilni në krye të një fushate elektorale model dhe të protestave më të fuqishme

Ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje të rinjve të angazhohen në një fushatë elektorale dhe gjithashtu për protesta të fuqishme kundër qeverisë.

“Ne e shohim si po tretemi, po na ikin të rinjtë po ikën e ardhmja, ndaj do e nis nga të rinjtë. Në këtë betejë, ju bëj thirrje të dilni në krye të përpjekjes, qoftë për një fushatë elektorale model, qoftë dhe për protestat më të fuqishme.

Ne kemi detyrim të madh ndaj njëri tjetrit, ndaj vendit, të ndalojmë këtë rrokullisje të madhe, por energjia e të rinjve, angazhimi e mobilizimi i të rinjve është vendimtar në këtë përpjekje.

Ndaj ftoj forumin rinor, të rinjtë e Shqipërisë të bëjmë gjithçka së bashku për të bërë Shqipërinë kopshtin e ëndrrave të tyre të ardhshme. Ata do e bëjnë siç duan, por duam të shpëtojmë nga ky regjim.

U bëj thirrje grave, vajzave, e dëgjoj me interes zërin e tyre që po denoncojnë qëndrimet antishqiptare të kësaj qeverie, të vijojnë se zëri i tyre është zëri më bindës në shoqëri”, tha Berisha në një takim me qytetarët e Libohovës.

SHKARKO APP