Berisha tjetër akuzë Ramës: Mosdënimi i genocidit serb në Kosovë, njësoj si të vrasësh për së dyti shqiptarët

Kryetari i demokratëve, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, akuzoi edhe se kryeministri Edi Rama e ka shndërruar Tiranën në Beogradin e vogël, duke theksuar se të refuzosh dënimin e genocidit serb në Kosovë, do të thotë se si një antishqiptar i vërtetë të vrasësh për së dyti shqiptarët.

“Edi Rama, ky vasal i Vuçiçit, e ka shndërruar Tiranën në Beogradin e vogël. Tirana e Edi Ramës ka qëndrim identik për masakrat dhe krimet kundër njerëzimit që u kryen në Kosovë, gjatë operacionit “Patkoi”.

Rezoluta për të dënuar genocidin serb në Kosovë u refuzua nga Edi Rama, me pretekstin se ajo bie në kundërshtim me ”Ballkanin e hapur”, në të cilin Shqipëria është thjesht Beograd i vogël. Në vitin 1945, Enver Hoxha, pasi mundësoi vërshimin e serbo-malazezëve në Kosovë dhe e dorëzoi atë te Tito, akt që e mbron edhe në vitin 1982, Rama po thur me Vuçiçin plane të kobshme për shqiptarët në Kosovë.

Të refuzosh dënimin e genocidit serb në Kosovë, do të thotë se si një antishqiptar i vërtetë të vrasësh për së dyti shqiptarët në Kosovë”, tha Berisha.

SHKARKO APP