Berisha tregon 3 kushtet për t’u paraqitur në GJKKO
Nga selia blu, Sali Berisha ka deklaruar se ka 3 kushte që ai të paraqitet në GjKKO, pas akuzës së ngritur ndaj tij për “korupsion pasiv”.
Reagimi vjen pasi pas kërkesës së depozituar në Kuvend nga GJKKO për marrjen e tij në pyetje për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.
“Të largohet për konflikt interesi gjykatësja, të sillet në parlament kërkesa për detyrimin tim për t’u paraqitur dhe heqja e të drejtës për të dalë jashtë shtetit dhe unë do të votojë vetë për to, por unë pse ka gjykatës që nuk kanë as ligj e as moral, unë nuk mund të shkel as Kushtetutën dhe as ligjet e vendit, kjo nuk synon Berishën, por gjëmën për çdo shqiptar, kur thyhet ligji për kryetarin e opozitës, ç’mund të pësojë një qytetar”, tha ai.