Berisha tregon a do të shkojë në gjykatë pasi nuk pranoi masën e sigurisë nga GJKKO

Ish-kryeministri Sali Berisha shprehet se do të zbatojë kushtetutën kur pyetet nëse do të shkojë në Gjykatë për t’u njohur me masën e vendosur ndaj tij.

I pyetur nëse do të shkojë në gjykatë, Berisha tha se Kushtetuta nuk lejon kufizimin e lirisë së deputetit.

“Në 2012 propozimi im ka qenë jo vetëm heqja e imunitetit, por heqja e çdo mase kufizuese të organeve të drejtësisë ndaj deputetit. Jam gati sot ta votoj. Edi Rama e kundërshtoi atëherë dhe nuk e bëmë dot. Për sa kohë Kushtetuta nuk lejon kufizimin e lirisë së deputetit, për sa kohë rregullorja e Kuvendit, nuk e lejon, unë do t’i zbatoj. Kushtetuta ka përparësi ndaj ligjeve të tjera. I garantoj të gjithë zyrtarët e drejtësisë të zbatojnë ligjin se do të kenë vlerësimin tim më të madh. Me urdhër të Ramës kanë sjellë në mënyrë të turpshme policët. Kjo është përpjekje për të na devijuar. Nuk më detyron mua kush të thyej ligjin dhe Kushtetutën”, tha Berisha.

 

SHKARKO APP