Berisha tregon pse nuk e shohim në fushatë: 25 prilli si zgjedhjet e vitit ’92

”“Nëse zgjedhjet e vitit ‘92 ndanë epokat për Shqipërinë e shqiptarët, zgjedhjet e 25 prillit 21 ndajnë gjeneratat. Kështu shprehet ish-kryeministri Sali Berisha për garën zgjedhore të këtij viti. Nga ana tjetër ai thekson se këto zgjedhje janë të një rëndësie historike, ndërsa vlerësoi kryedemokratin Basha dhe fushatën e tij.

”Emocion pothuaj të ngjashëm që kam përjetuar në zgjedhjet e vitit 92, kanë një ngjashmëri me zgjedhjet e viti ‘92. Nëse zgjedhjet e ‘92 ndanë epokat për Shqipërinë e shqiptarët, zgjedhjet e 25 prillit 21 ndajnë gjeneratat që këto zgjedhje sjellin në pushtet një gjeneratë të re që është rritur e formuar në sistem demokratik, një kryeministër që nga vitet 1930 do jetë i pari i shkolluar në universitete më të mira perëndimore janë të një rëndësie historike dhe po e përjetoj me gëzim të veçantë qoftë fushatën e shkëlqyer të Bashës dhe reagimin e qytetarëve shqiptarë në përqafimin e këtij programi në vetëdijen e interesit qytetar shoqëror e kombëtar të këtyre zgjedhjeve të gjeneratave”,-tha Berisha për ”A2cnn”.

Ish-kryeministri që është edhe kandidat për deputet, thotë se gjithë duhet të jenë në mbështetje të kryetarit Basha. “Nuk ka qenë pandemia ajo që ka kufizuar daljet e mia. Unë kam ndjekur me interes të jashtëzakonshëm fushatën dhe jam përpjekur të jap ndihmesën time në këtë fushatë. Çdo fushatë ka një lider dhe lideri i saj është Lulzim Basha. Të gjithë të tjerët dihet të jenë në mbështetje të plotë të tij të programit, ideve dhe ekspozeve të tij”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?