Berisha video-mesazh për shqiptarët: Të ngrihemi, të hedhim mënjanë këtë regjim
Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një video-mesazhi të shpërndarë në “Facebook” ka dhënë mesazhin e tij për Vitin e Ri 2020.
Berisha shprehet se viti 2019 ishte vit i rekordeve të zeza për Shqipërinë. Ai shton se shqiptarët duhet të ngrihen kundër këtij regjimi, për ta hedhur poshtë. Sipas tij, ky regjim duhet rrëzuar, pasi po pengon integrimin e vendit.
Postimi i Sali Berishës:
Videomesazh urimi per vitin e Ri 2020!
Viti qe po leme pas ishte per ne shqiptaret viti i rekordeve me te zeza ne keto 27 vite pluralizem..
2019-ta duhet te na ftoje ne te gjitheve te bashkohemi qe ky vit te mos na kthehet ne 2020. Por 2020 te jete nje vit i bardhe, nje vit i mbare, nje vit sic e duam, ne te cilin Shqiperia dhe shqiptaret te shpetojne nga rekordet e zeza, te celin rrugen e bllokuar drejt Europes, kombi te qendroje i bashkuar ne idaelet e tij europiane. Shqiptaret, te frymezuar nga parimet e lirise por dhe ne shembullin e bolivianeve qe permbysen narkoshtetin e tyre te paketojne zoografin bis apo Esad Toptanin ne Beograd, te rikthejne ne Shqiperi vlerat e lirise dhe demokracise! sb
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/583138485582162/?t=0